E rëndë/ Makina përplas gruan për vdekje në autostradën Lezhë-Laç dhe largohet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së premte në autostradën Laç-Lezhë, afër mbikalimit të Patokut. Një makinë ka përplasur një grua ende të paidentifikuar, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi u ngjarjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar për shkaqet e këtij aksidenti dhe bërë të mundur identifikimin e viktimës.
Viktima e ditës së sotme humbi jetën vetëm pak metra larg mbikalimit.
Informacion paraprak i policisë:
Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë – Lezhë, në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor.
Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Zhdukja e Ervis Martinajt/ Rrumbullaku: Do flasim me fakte dhe prova
23 Shtator, 13:25 -
Kreu i SPAK: Hetimi për Ilir Metajn vazhdon, po mbledhim prova!
23 Shtator, 13:20 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



