E rëndë në Fier/ I riu plagos me thikë nusen e xhaxhait
20 Korrik 2024, 10:44 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Fier. Një 30-vjeçar, shtetasi me inicialet A.N., akuzohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e xhaxhait të tij, shtetasen me inicialet F.N. Kjo e fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 09:20, në fshatin Zhupan, Fier, shtetasi A. N., 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen F. N., rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin A. N., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, sqaron policia.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
