E rëndë në Itali/ 2 vjeçari ndërron jetë pasi gëlltiti një pjesë të lodrës

28 Dhjetor 2023, 21:12 / BOTA ALFA PRESS

E rëndë në Itali/ 2 vjeçari ndërron jetë pasi

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 2 vjeçar vdiq pasi gëlltiti një pjesë të lodrës me të cilën po luante.

Fëmija u dërgua me helikopter në një spital në Romë por nuk mundi të mbijetonte.

Prindërit e kuptuan se diçka nuk shkonte kur e dëgjuan atë duke gulçuar ndërsa flinte.

Ata thirrën ambulancën dhe pasi mjeku ekzaminoi fëmijën dhe pa disa pjesë të një lodre në ezofag.

Helikopteri e transferoi menjëherë në poliklinikën Gemelli, por fëmija ndërroi jetë.

Prokuroria Publike e Tivolit ka hapur një rast për tragjedinë.

 

Po ndodh...