Shisnin drogë tek moshat e reja në dy qytete, Prokuroria e Sarandës dërgon në gjyq 16 persona

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 16 persona, të cilët akuzohen se shisnin lëndë narkotike tek moshat e reja.
Personat akuzohen për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’.
Prokuroria sqaron se pas hetimeve një vjeçare me metoda proaktive, vëzhgime e përgjime, rezultoi se të pandehurit shisnin lëndë narkotike në qytetin e Sarandës edhe të Delvinës, kryesisht moshave të reja.
Tre nga shtetasit e dërguar në gjyq, janë në akuzë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ të parashikuar nga neni 291 të Kodit Penal pasi u provuan se kanë qenë nën efektin e lëndës narkotike, kur janë ndaluar”, thuhet në njoftim.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 16 persona për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’ parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.
Në kuadër të procedimit penal nr.647, pas hetimeve një vjeçare me metoda proaktive, vëzhgime e përgjime, rezultoi se të pandehurit shisnin lëndë narkotike në qytetin e Sarandës edhe të Delvinës, kryesisht moshave të reja. Tre nga shtetasit e dërguar në gjyq, janë në akuzë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mnëyrë të parregullt’ të parashikuar nga neni 291 të Kodit Penal pasi u provuan se kanë qenë nën efektin e lëndës narkotike, kur janë ndaluar
Sa më sipër Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Sarandë, dërgon nër gjyq 16 të pandehurit:
J.I., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
M.H., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
P.B, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
E.H, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
M.D për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal kryer më shumë se një herë;
O.A, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
F.A, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
Xh.M, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
S.M, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
D.Q, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim;
E.T, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer më shumë se një herë;
A.C, për kryerjen e vepres “Prodhim dhe shitje narkotikësh” në formën e shitjes, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal;
E.D, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh’, në formën e mbajtjes, parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal;
V.K, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ të parashikuar nga neni 291 i K.Penal;
E.A, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ të parashikuar nga neni 291 i K.Penal; dhe
A. Ç, për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mnëyrë të parregullt’, parashikuar nga neni 291 i K.Penal.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë shpreh gadishmërinë për të hetuar dhe vënë përpara përgjegjësisë penale të gjithë individët e përfshirë në veprimtarinë e kundraligjshme të shitjes së lëndëve narkotike.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

