Shqipëria drejt historisë, zbulohet shpërblimi i FIFA për kombëtaren nëse fiton në play-off të Botërorit

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në muajin mars një takim me historinë dhe me… milionat. Kuqezinjtë do të luajnë për një biletë në Botërorin 2026 me shpresën që të kapërcejnë Poloninë e më pas fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi, për të shkruar emrin për herë të parë në aktivitetin më të rëndësishëm për kombëtare në botë.
Por paralelisht me prestigjin e një evenimenti të tillë, për Shqipërinë do të ketë edhe një premio të majme në lojë. Një premio që vjen direkt nga FIFA e cila ka zbuluar se ka rritur shifrën që do t’u paguajë të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Këshilli i FIFA-s, i mbledhur në Doha të Katarit me rastin e finales së Kupës Interkontinentale, ka miratuar një pagesë rekord prej 10 milionë eurosh për çdo ekip i cili merr pjesë në Botërorin 2026. Kjo është shifra më e lartë e akorduar ndonjëherë për ekipet përfaqësuese në një kompeticion të tillë, ku janë rritur edhe shpërblimet për çdo fazë që kalohet në turne, për të arritur deri në 50 milionë euro më shumë që do të përfitojë skuadra e cila shpallet Kampione Bote.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

