Tjetër ngjarje e rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës
24 Gusht 2025, 22:37 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të diel fshatin Çukë në Sarandë, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe, është gjetur e vetëvarur në banesën ku po qëndronte.
Sipas informacioneve paraprake, e mitura kishte shkuar për pushime nga Tirana për të vizituar disa të afërm në zonën e Çukës. Ende nuk dihen rrethanat e plota që çuan në këtë akt tragjik.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe motivet e mundshme të vetëvrasjes. Trupi i vajzës është transportuar në morg për ekzaminime mjeko-ligjore.
Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



