E rëndë në Tiranë! Një person vetëvritet me armë zjarri brenda një poligoni

17 Tetor 2025, 13:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Tiranë! Një person vetëvritet me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një poligon qitjeje në Tiranë, ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shtetasi ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të poligonit pranë "Air Albania". Ngjarja është regjistruar rreth orëve të mesditës, ndërsa forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

Ende nuk janë bërë publike të dhënat e identitetit të viktimës, ndërsa trupi është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore.

Policia po punon për të sqaruar motivet e mundshme të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse arma ishte personale apo e poligonit.

 

Po ndodh...