Lajme flash

Edison Pula fiton betejën në Gjykatën e Lartë/ Shkalla e tretë prish vendimin që e dënoi me 14 vite burg

7 Shkurt 2025, 09:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Edison Pula fiton betejën në Gjykatën e Lartë/ Shkalla e

I shumë kërkuari i policisë Edison Pula i cili u ndalua pak ditë më parë në Luksemburg ka fitur betejën ligjore në gjykatën e Lartë ku është vendosur prishja vendimit që e ka dënuar atë me 14 vite burg.

Përmes avokatit Detar Hysi, i shumë kërkuari që tashmë është i arrestuar ka kundërshtuar vendimin e Apelit që e dënoi atë në mungesë për veprat penale të vrasje me paramendim, mbajtje pa leje e armeve, shkaterrim prone, vjedhje, dhe largim nga vendi i qendrimit.

Në dispozitivin e siguruar nga gazetar i Ora News Edison Vatnikaj rezulton se me datën 4 korrik 2024 Gjykata e Lartë është shprehur me vendim për ta rikthyer edhe një herë çështjen në Apel ndaj Edison Pulës.

Ky i fundit njihet edhe si mjeshtër i arratisjeve.

2017: Edhe pse u arrestua dhe nën masa të rrepta sigurie 21-vjeçari në momentin që zbriti nga furgoni, mundi t’i shpëtojë policëve.

Ai kapërceu murin rrethues, duke u larguar në drejtim të paditur.

Arratisja ndodhi gjatë kohës së transferimit të tij nga stacioni i policisë së Fushë Krujës në të Krujës.

2022: Edison Pula, 27 vjeç është arratisur nga burgu i Trevisos në Itali mëngjesin e djeshëm.

Ai u arratis nga burgu bashkë me 2 shokët e tij, por këta të fundit u arrestuan nga Policia.

Edison Pula u dyshua bashkë me 8 persona të tjerë, si pjese e nje grupi qe me 19 shtator të 2016 i vunë eksploziv automjetit të ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128