Eksluzive/ Agjentë specialë amerikanë, marrin në dorë hetimin e 3 rusëve të kapur në Gramsh

Duket se hetimi për tre shtetasit rusë të kapur në Gramsh dhe që po akuzohen për spiunazh po ecën me shpejtësi falë edhe ndërhyrjes së shërbimet inteligjente amerikane dhe ato të NATO.
Alfapress.al ka mësuar nga burime pranë Shërbimit Informativ Kombëtarë se dosjen e “blogerëve” rusë e kanë marrë në dorë specialist të shërbimeve secrete amerikane dhe të NATO, të cilët kanë marrë edhe informacione shtesë nga ato që posedon pala shqiptare.
Mësohet se përveç zyrës së amerikanëve që është e instaluar pranë SHISH, në Tiranë kanë mbërritur urgjent edhe agjentë të tjerë të shërbimeve inteligjente të SHBA të cilët do të marrin vetë në pyetje 3 “blogerët”, e kapur në uzinën ushtarake të Gramshit, dyshohet se ky nuk është një rast sporadik por pjesë e një rrjeti të gjerë e agjenturave ruse, të instaluara në vendin tonë.
Gjithashtu është zbuluar nga pala jonë se Fiodor Mihailoviç, Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zorin kanë hyrë në Shqipëri nga drejtime të ndryshme dhe jo në të njëjtën kohë, ç’ka është edhe karakteristike për organizimin e një grupi spiunazhi nga shërbimet inteligjente.
Ata kanë kaluar respektivisht nga Muriqani, Porti i Durrësit dhe aeroporti i Rinasit në data të ndryshme përgjatë muajit gusht.
Autoritetet kanë sekuestruar pajisje elektronike e dronë në të cilat janë gjetur foto të objektivave ushtarake dhe strategjike jo vetëm në Gramsh, por edhe në vende të tjera në Shqipëri.
Aj që është edhe më serioze, të ndaluarve iu janë gjetur komunikime komprometuese. Sipas autoriteteve shqiptare në këto komunikime është dokumentuar aktiviteti i sigurimit të informacioneve sekrete që cenojnë sigurinë kombëtare./Alfapress.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


