Sali Berisha: Edi Rama është më i rrezikshëm se “spiunët” rusë që u kapën në Gramsh!

Kreu i PD-së të Rithemelimit, Sali Berisha, ka dalë paraditen e kësaj të hëne në një komunikim me gazetarët për të komentuar çështjen e uzinës ushtarake në Gramsh ku u kapën 2 ruse dhe një ukrainas të akuzuar për spiunazh.
Berisha mes të tjerave ka deklaruar se më shumë se rusët, rrezik i madh për sigurinë kombëtare të vendit është pikërisht kryeministri Edi Rama.
“Agresorët e ushtarëve në detyrë u ndaluan dhe janë në hetim. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet, por e vërteta është se përdorimi i lëndëve neuroparalizuaese dhe toksike djegëse kundër ushtarëve kompromenton thellësisht misionin e tyre ‘turistik’. Por Unë sot jam këtu për të thënë se kërcënimin më të madh në këto vite ndaj sigurisë kombëtare me akte madhorë e ka bërë personalisht Edi Rama. Ju rikujtoj se 5 vite më parë në një mënyrë të pashembullt në historinë e një vendi të lirë apo ajo, mediat shqiptare publikuan të gjitha organigramet e shërbimit të shërbimit informativ shtetëror , emër dhe mbiemër, ato publikuan dhe rrogat e tyre. Duke ekspozuar kështu këtë shërbim ndaj të gjitha shërbimeve tjera jomiqësore. Këtë e ka bërë Edi Rama sepse askush tjetër nuk Shqipëri përveç kryeministri që firmos strukturën e shërbimit ka të drejtë të njihet me të.”, tha ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



