Luiza Gega rikthehet në atdhe, kampionia e Evropës pritet me ceremoni në Rinas

22 Gusht 2022, 11:25 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Luiza Gega rikthehet në atdhe, kampionia e Evropës pritet me ceremoni

Për herë të parë në histori, Shqipëria arriti të siguronte një medalje ari në atletikë në një kampionat madhor si Evropiani.

Luiza Gega shkëlqeu në Mynih me një paraqitje fantastike në garën e 3000 m me pengesa duke vendosur dhe rekord evropian.

Atletja kuqezi, e veshur me ar u rikthye këtë të hënë në atdhe ku u prit në Rinas nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

‘Unë që kam patur fatin ta njoh nga afër e di shumë mirë se ke trup i vogël ka një vajzë dinjitozë, e nuk mund të ishte ndryshe. Të jesh kampione e Europës nuk mjafton vetëm talenti por duhet shumë punë dhe mund. Luiza me shumë sakrifica ja ka dalë. Prandaj sot jemi këtu, për modelin që ajo përfaqëson’- u shpreh ministrja e Sportit Evis Kushi.

 

Po ndodh...