Shkresa e SPAK për arrestimin e Ballukut/ Gazetarja: Kërkesa finale surprizë për gjykatën

Gazetarja, Anila Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit, për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe arrestimin e kësaj të fundit.
Sipas gazetares, SPAK ka vepruar ndryshe nga çdo herë tjetër, madje dhe se çdo Prokurori edhe më parë, për raste të ngjashme.
Sipas Hoxhës, kjo është hera e parë që Kuvendit i theksohet se kërkohet heqja e imunitetit për ‘zëvendësimin e masës për ndalim i daljes jashtë vendit, në arrest’, ndërsa shton se kërkesa finale nëse do jetë arrest shtëpie apo burg do tja zbulojë gjykatës surprizë.
“SPAK është në pritje të një vendimi nesër nga gjykate Apelit, dhe për këtë arsye, aty kuptohet që ndryshe nga çdo kërkesë e çdo prokurorie, edhe të atyre më parë, ka një ndryshim kur thotë; nëpërmjet zëvendësimit të masës nga ndalim dalje jashtë shtetit në arrest shpie, kjo të lë të kuptosh që dhe SPAK pavarësisht provave po përpiqet ta trajtojë Kuvendin si shkallë gjykatë, duke i thënë për zëvendësim mase’. Parlamenti nuk vendos masë, heq imunitet dhe i hap rrugë, prokurori shkon për masë të re… nuk e ka sqaruar do kërkojë arrest shpie apo burg, këtë surprizë ia zbulon gjykatës.
U kërkua imuniteti për Tahirin, nuk u kërkua përmes masës… pra nuk thuhet do zëvendësojmë masë. Ndryshimi është se kur i thuhet deputetëve, i thuhet do zëvendësohet masa.
Çfarë ka ndryshuar? Për çfarë u nxitua SPAK? Të ngutur nga parashkrimi i afateve, detyrohemi të të komunikojmë statusin si e pandehur, kjo tregon vënien në vështirësi të SPAK, pse u zgjat kaq? Çfarë ia lidhi duart SPAK që të digjte këto afate? Pse eci kaq ngadalë? Është e vërtetë që është çështje komplekse, por kush e ndaloi një prokurori të formonte një grup prokurorësh? Në finale do shkojmë serish të procedura, ky shteg paralajmëron lehtësim të çështjes”, tha gazetarja Anila Hoxha në emisionin Top Story.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
