Izraeli bën bilancin: Mbi 7 mijë sulme kundër Iranit dhe mbi 1 mijë në Liban që nga nisja e luftës

Ushtria e Izraelit njoftoi se që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, ka kryer mijëra sulme ajrore ndaj objektivave në rajon. Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar mbi 7,600 sulme në Iran dhe më shumë se 1,100 në Liban
Sipas ushtrisë izraelite, në territorin iranian mbi 2,000 nga këto sulme kanë pasur në shënjestër seli dhe infrastrukturë që lidhen me regjimin iranian, ndërsa rreth 4,700 të tjera janë drejtuar kundër programit të raketave të Teheranit. Fushata ajrore synon të dobësojë kapacitetet ushtarake dhe sistemet e raketave të Iranit, në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Operacioni, i nisur në fund të shkurtit, përfshin një seri goditjesh të koordinuara ndaj objektivave ushtarake dhe infrastrukturore, ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të rriten dhe rrezikojnë të përfshijnë edhe vende të tjera të rajonit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128