“Do të qëndrojmë larg ferrit”/ Erdogan: Turqia nuk do të përfshihet në luftë me Iranin

13 Mars 2026, 19:37 / BOTA ALFA PRESS

“Do të qëndrojmë larg ferrit”/ Erdogan: Turqia nuk do

Presidenti i Turkqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi i tij nuk do të përfshihet në konfliktin mes Iranit, Israelit dhe Shteteve të Bashkuara, por theksoi se Ankaraja është e përgatitur për çdo kërcënim ndaj sigurisë së saj. Sipas tij, Turqia ka kapur një raketë të tretë balistike iraniane të lëshuar drejt territorit turk.

Duke folur për situatën e sigurisë, Erdogan tha se autoritetet turke po marrin masa parandaluese për mbrojtjen e hapësirës ajrore. “Po marrim të gjitha masat parandaluese kundër çdo kërcënimi ndaj hapësirës sonë ajrore, siç bëmë edhe mbrëmë”, u shpreh ai.

Presidenti turk theksoi se prioriteti kryesor i Ankarasë është të qëndrojë jashtë përshkallëzimit të konfliktit rajonal.

“Prioriteti ynë kryesor është ta mbajmë vendin tonë larg këtij ferri. Largimi i vendit tonë nga kjo vatër zjarri është përparësia jonë më e lartë”, deklaroi Erdogan, duke shtuar se Turqia është e gatshme të përballet me çdo lloj kërcënimi.

Po ndodh...