Konflikti në Lindjen e Mesme, bursa ndërkombëtare përsëri me rënie, nafta shkon në 103 dollarë për fuçi!

13 Mars 2026, 22:43 / BOTA ALFA PRESS

Konflikti në Lindjen e Mesme, bursa ndërkombëtare

Lufta në Lindjen e mesme pa tronditur prej ditësh edhe bursat ndërkombëtare dhe veçanërisht atë të Wall Street në Nju Jork.

Çmimi i naftës në bursë po njeh vetëm rritje nga dita në ditë dhe tashmë e ka kaluar vlerën e 100 dollarëve për fuçi.

Nafta e papërpunuar “Brent” u mbyll në 103.14 dollarë, 42% më shumë që nga fillimi i luftës me Iranin.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent të Detit të Veriut është rritur, teksa është ulur ndjeshëm furnizimi me hidrokarbure nga shtetet e Gjirit, pas luftës në Iran.

Nga 72.48 dollarë për fuçi më 27 shkurt, Brent u mbyll në 103.14 dollarë sot (13 mars). Çmimi i saj është rritur me 42% në 15 ditë dhe 11% vetëm gjatë javës së fundit.

Nafta e papërpunuar amerikane WTI u mbyll në 98.71 dollarë, 47% më shumë që nga fillimi i luftës.

Po ndodh...