Trafik kilometrik, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

13 Mars 2026, 23:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Trafik kilometrik, makinat presin me orë për të hyrë në

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan.

Me qindra mjete kanë mbetur në radhë që nga dalja e tunelit e deri në Bradashesh.

Trafiku është rënduar për shkak edhe se shumë makina i drejtohen Elbasanit me rastin e Ditës së Verës.

Por kjo nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë.

Çdo fundjavë situata përsëritet, teksa qytetarët që shkojnë drejt Elbasanit dhe më tej, drejt juglindjes për të pushuar në fundjavë, përballen me trafik të madh duke pritur me orë të tëra.

Ndërkohë prej kohësh kjo nyje konsiderohet si shqetësuese nga ekspertët rrugorë.

Ata kanë kërkuar një mbikalim që do të bënte të mundur shkarkimin e trafikut për të shmangur kështu një problematikë që shfaqet çdo fundjavë.

Po ndodh...