U përdor për bukë apo për konsum nga kafshët? U bllokuan nga AKU për prezencë të aflatoksinës, zhduken pa gjurmë 130 ton misër! “MODI SHPK” Shkodër i shiti pa faturë

13 Mars 2026, 21:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

U përdor për bukë apo për konsum nga kafshët? U

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njoftoi zhdukjen e 130 tonëve misër të importuar nga Serbia dhe të depozituar në magazinat e firmës MODI SHPK në Shkodër.

Për tre muaj, në shtatë ngarkesa të ndara, misri u bllokua fillimisht nga AKU për prezencë të nivelit të rrezikshëm të aflatoksinës, një myk toksik që mund të dëmtojë shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.

Megjithatë, pas bllokimit 130 tonët e misrit “zhdukën” nga magazinat e firmës.

Sipas dokumenteve të kompanisë, misri ishte destinuar për përdorim tek shpendët dhe kafshët, por gjurmueshmëria sipas faturave dhe të dhënave të tatimeve nuk ekziston, duke lënë të paqartë destinacionin përfundimtar të produkteve.

Po ndodh...