Roma insiston për Belottin

22 Gusht 2022, 11:21 / SPORT ALFA PRESS

Roma insiston për Belottin

Pas përfundimit të kontratës me Torinon , për Andrea Belottin një sërë ekipesh i kanë shpallur luftë njëri-tjetrit .

Duke filluar nga Monaco , Milani , Valencia, Atletico Madridi e së fundmi Roma , e cila kërkon ta mbajë në Serinë A .  

Në ‘’ Olimpico ‘’ po punohet fort për t’ia plotësuar dëshirat Jose Mourinhos , i cili pas shumë vitesh riktheu shpresën tek ‘’ Verdhekuqtë ‘’ me fitimin e Conference Leagues. 

Golashënuesi e përfundoi kontratën me skuadrën ‘’ Granata ‘’ në 30 qershorin e kaluar dhe vitet e suksesit në Itali kanë marrë vëmëndjen e klubeve të njohura.  

I quajturi ndryshe ‘’ The Special One ‘’ është shfaqur entuziast për transferimin e 28 vjeçarit dhe gjatë një interviste ka deklaruar :

“  Andrea është një lojtar cilësor por nuk mund të them asgjë më tepër . Do të më pëlqente të vinte tek Roma sepse e konsideroj një vlerë të shtuar në repartin ofensiv ‘’,  u shpreh  traineri luzitan .

Në sezonin e kaluar Andrea Belotti shënoi 8 gola  në 23 sfidat me Torinon dhe duhet kujtuar se një pjesë të tij e humbi për shkak dëmtimi por ende konsiderohet një opsion cilësor për metrat e fundit.

Megjithatë s’duhen harruar as Monaco dhe sidomos Valencia , ekip që po tenton të rifitojë vlerat e humbura nën drejtimin e Gennaro Gatussos , nga i cili pritet shumë në ‘’ Mestalla ‘’.

 

Po ndodh...