Pse bordi nuk e ul çmimin e naftës kur bie në bursë? Ibrahimaj: Nuk është e vërtetë!

22 Gusht 2022, 10:48 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS
Pse bordi nuk e ul çmimin e naftës kur bie në bursë?

E pyetur se pse ka mospërputhje të çmimeve të vendosura në bursë me vendimet e bordit, ministrja e financave Delina Ibrahimaj e mohoi në mënyrë kategorike duke thënë se është supozim i pabazë.

Ibrahimaj u shpreh se të gjitha vendimet e bordit merren në bazë të një formule krejtësisht ligjore, duke shtuar se në rastet kur bursa ka rritje të çmimit të naftës, mbledhjet shtyhen.

Kujtojmë se jo më larg se para 5 ditësh, çmimi i naftës në bursa shënoi rënie  duke zbritur në 93 dollarë për fuçi dhe 900 dollarë për ton, në nivelet e para luftës, ndërsa  bordi i transparencës e rriti çmimin për të dytën herë radhazi në tregun vendas, duke e çuar atë në 227 lekë për liter.

Ibrahimaj: Për akt normativ u përgjigja dhe paketa e dytë do të anoncohet në shtator,me miratimin e VKM-së, sa i përket bordeve, unë besoj që ajo që thatë është supozim, jo i bazuar në realitet.

Bordi përcakton cmimet e naftës së rafinuar dhe në asnjë rast nuk është mbledhur në kundërshtim me bursën, madje e kundërta, pasqyrim i uljes së cmimeve në bursë për produktet që tregtohen në vend, ne madje shtyjmë mbledhjet kur kemi rritje në bursë. Bëhet formula bazuar në ligj, mund të uleni në një takim të vecantë kku mund të analizojmë të gjitha vendimet e bordit, lëvizjet e bursës.

Po ndodh...