
Ekuador/ Dënohet “ekonomisti” i Dritan Rexhepit. Pastroi 43 milion dollarë bashkë me 8 të tjerë


Sipas medias britanike, të dënuarit ishin pjesë e një rrjeti që dërgonte drogë nga Ekuadori në Evropë duke përdorur kompani të regjistruara për të pastruar asete në vlerë prej 43.4 milionë dollarësh.
Katër prej tyre u shpallën gjithashtu fajtorë për krim të organizuar, lidhur me mafian shqiptare.
Në Spanjë, të tjerë të dyshuar në këtë çështje do të përballen me gjykime të ndara. Prokurorët e Ekuadorit zbuluan se një shtetas shqiptar, i identifikuar si Dritan G, udhëhoqi këtë rrjet kriminal, bashkë me një biznesmen argjentinas dhe një ekuadorian, shkruan Daily Mail.
Grupi u dënua për krijimin e disa kompanive për të fshehur para dhe asete të paligjshme të lidhura me trafikun e drogës.
Hetimi i prokurorisë përcaktoi se udhëheqësi i këtij grupi kriminal është ende në arrati, por ata që u dënuan mendohet të jenë bashkëpunëtorë në këtë skemë.
Prokuroria kërkoi dënime nga 10 deri në 13 vjet për tetë të akuzuarit dhe shpërbërjen e tre kompanive, si dhe konfiskimin e aseteve të tyre.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128