Ekzekutimi i Naim Bajrit, gjendet e djegur makina e autorëve

3 Qershor 2022, 07:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ekzekutimi i Naim Bajrit, gjendet e djegur makina e autorëve

Një krim i rëndë zgjoi banorët e Shkodrës mëngjesin e kësaj të premte, ku në lagjen Rus, është ekzekutuar me armë zjarri një person, dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Viktima është shtetasi Naim Bajri.

Disa minuta pas vrasjes në markatë, makina që dyshohet se është përdorur nga autorët, është gjetur e djegur në afërsi të Bypasit të Shkodrës.

Trupi i viktimës ndodhet ende në trotuar, në afërsi të një bar kafeje, ndërkohë që zona është një nga më të populluarat në qytetin e Shkodrës. 

Po ndodh...

ide