Emërohet drejtori i ri i Kadastrës në Sarandë

Eugen Prifti është emëruar drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë. Burimet bëjnë me dije se gjithashtu janë shkarkuar edhe pesë punonjës pranë kësaj drejtorie.
Vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme një ditë më parë.
Sakaq, mësohet gjithashtu se ditën e premte janë sekuestruar disa dosje pranë sektorit të legalizimeve dhe regjistrimit të pasurive pranë kësaj drejtorie, të cilat do të referohen pranë Prokurorisë së Sarandës për hetime të mëtejshme.
Kujtojmë që pak ditë më parë pficerë të Komisariatit të Policisë Sarandë zbarkuan në zyrat e ASHK Sarandë. Ata kanë kryer kontrolle dhe sekuestruar dokumentacione pas një hetimi që ka nisur lidhur me shkelje të ndryshme, që ka çuar në shkarkimin e drejtoreshës së ASHK Sarandë, Aida Demi.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


