EMRAT/ Arrestohet shefi i Krimeve dhe nënkomisari në Gjirokastër, në pranga dhe një doganier

18 Nëntor 2024, 20:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Arrestohet shefi i Krimeve dhe nënkomisari në Gjirokastër,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zbatuar vendimin e Gjykatës së Gjirokastrës për të kryer ndalimin e dy efektivë të Policisë, një doganieri dhe dy shtetasve të tjerë, teksa është shpallur në kërkim një efektiv tjetër policie.

Ata dyshohet se ishin përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikut të emigrantëve, si dhe favorizonin kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojrave të fatit.

Më konkretisht në pranga janë vënë shtetasit:

Gjithashtu në kërkim është shpallur inspektori Feim Onjea, me detyrë Trupë Shërbimi Operacional në forcën e posaçme Shqiponja, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim.

Mësohet se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet pas dyshimeve dhe pas përgjimeve është arritur të zbardhet skena kriminale.

“Nga hetimet disa mujore me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore përfshirja e shtetasve në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojrave të fatit në formën e basteve sportive, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare.

Gjithashtu u provua se punonjësit e policisë duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet që ju jep detyra, në periudha të ndryshme kanë ndikuar në lejimin e ushtrimit të aktiviteteve të paligjshme nga shtetas të ndryshëm.” – thuhet në njoftimin e AMP-së.

Në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip ML dhe katër aparate celular.

 

Po ndodh...