EMRAT/ “Blutë” e Tiranës “pikasin” call-centerin te bulevardi “Gjergj Fishta”, arrestohen në flagrancë 4 administratorët e rinj, e pësojnë 49 punonjës

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 administratorët e një call-centeri të ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”, ndërsa kanë nisur procedimet penale për 49 punonjësit e kompanisë.
Burimet konfirmojnë se në pranga janë vënë shtetasit: Ernest Kurti 28 vjeç, Amanto Jeshili 21 vjeç, Eljo Dyrmishi 21 vjeç, dhe Marjo Myftari 19 vjeç.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në terren, Policia arriti të zbulonte call-centerin, përmes së cilit dhjetëra persona mashtronin qytetarët me qëllim fitimin e parave në mënyrë të jashtëligjshme.
Përveç arrestimit të 4 kryesorëve të kësaj pike call-centeri, blutë kanë nisur hetimet dhe për 49 punonjësit të cilët u kapën në flagrancë në zyra duke kryer veprën penale “mashtrim kompjuterik”.
"Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se kati i dytë i një objekti në bulevardin “Gjergj Fishta”, ishte call center ku kryhej mashtrim kompjuterik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar 'Hold on'" njoftoi sot Policia.
Ndërsa bëhet me dije se në total janë sekuestruar 107 pajisje nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Hold on”.
Zbulohet një call center në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku kryhej mashtrim kompjuterik.
Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie.
Procedohen penalisht 49 punonjës, të cilët që u kapën në flagrancë, në këtë ambient.
Sekuestrohen 107 pajisje nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se kati i dytë i një objekti në bulevardin “Gjergj Fishta”, ishte call center ku kryhej mashtrim kompjuterik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Hold on”.
Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, të cilët dyshohet se administronin këtë veprimtari dhe/ose drejtonin grupet e punonjësve.
Gjithashtu, në ambientet e objektit, u kapën në flagrancë, gjatë punës, 49 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga ambienti i përshtatur me dhjetëra poste pune, 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe materiale të tjera me interes hetimor.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128