"Popullin ta dëgjoni sepse do ju marrin zvarrë"/ Sherr në Kuvend mes Shehaj dhe Ballës:Mos harro të kthesh të dhënat personale që ke vjedhur

Është zhvilluar me tone të larta dhe debat seanca e kësaj të enjte në Kuvend, pasi Agron Shehaj gjatë fjalës së tij, duke devijuar nga rendi i ditës tha se qytetarët do i marrin zvarrë politikanët me protestën që po zhvillojnë.
Duke kërkuar që t’i dëgjojnë thirrjet e qytetarëve, Shehaj kërkoj që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa iu kthye kreut të grupit parlamentar të PS-së me tone të larta dhe një gjuhë kërcënuese duke thënë se njerëzit do i marrin zvarrë.
“Unë flas për ça të dua unë. Ka lidhje që çke me të. Ju ju duken disa, janë me dhjetëra e mijëra. Kur populli ngrihet duhet të shkohet në zgjedhje. Nuk funksionon kështu demokracia, kur populli ngrihet duhet ta dëgjoni sepse do ju marrin zvarrë” tha Shehaj.
Në këtë moment ndërhyri menjëherë kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, i cili i tërhoqi vëmendje duke i bërë me dije se po shantazhon haptazi.
Për reagimin e Shehajt replikoi Taulant Balla i cili i kujtoi kreut të Partisë “Mundësia” se ai ka vjedhur të dhënat personale të Partisë Demokratike.
"Shantazhin e këtij unë s'e marr në konsideratë. Ti je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë, dole. A mund të tërhiqet vëmendja e një zhurmuesi që shkon e bën selfie në protestë. Protesta lindi për një projekt , ti i shkon natën dhe i thua investitorit, të jap para. Ti je një gjobaxhi, një person i dënuar për vjedhje të dhënash personale. Ktheji PD-së listën e të dhënave personale që i ke vjedhur sepse sot ka një lajm të mirë, Luli mund të bëhet i penduar dhe të tregojë se sa e pagove ti që të futi ty në listë" iu përgjigj Balla Shehajt.
Agron Shehaj: Ju po shkelni rregulloren. Duhet të zbatohet gjithmonë. Duhet të zbatoni Kushtetutën e vendit. I shikoni njerëzit në shesh apo jo. Kalojnë afër shtëpia të tuaja apo jo. Kemi vjedhur shqiptarët, keni shitur Shqipërinë, dhe ju i tallni. Ky parlament duhet shkrirë. Nuk duhet të vazhdoni të injoroni. Është turp kjo që po bëni, protesta do të mbahet mend. Dilni aty.
Peleshi i ndërpret fjalën
Agron Shehaj: Unë flas për ça të dua unë. Ka lidhje që çke me të. Ju ju duken disa, janë me dhjetëra e mijëra. Kur populli ngrihet duhet të shkohet në zgjedhje. Nuk funksionon kështu demokracia, kur populli ngrihet duhet ta dëgjoni sepse do ju marrin zvarrë.
Taulant Balla: Shantazhin e këtij unë s'e marr në konsideratë. Ti je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë, dole. A mund të tërhiqet vëmendja e një zhurmuesi që shkon e bën selfie në protestë. Protesta lindi për një projekt , ti i shkon natën dhe i thua investitorit, të jap para. Ti je një gjobaxhi, një person i dënuar për vjedhje të dhënash personale. Ktheji PD-së listën e të dhënave personale që i ke vjedhur sepse sot ka një lajm të mirë, Luli mund të bëhet i penduar dhe të tregojë se sa e pagove ti që të futi ty në listë.
-
Mediet: Berishës i lejohet shkuarja në SHBA për arsye shëndetësore
11 Qershor, 11:11
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
