Testi i fundit i Anglisë, pas stuhisë me rrufe, ‘Tre Luanët’ i imponohen Kosta Rikës

11 Qershor 2026, 09:57 / SPORT ALFA PRESS

Testi i fundit i Anglisë, pas stuhisë me rrufe, ‘Tre

Anglia i mbylli përgatitjet për Botërorin e këtij viti me një fitore bindëse ndaj Kosta Rikës. Skuadra e Tuchel, arriti të fitojë ndeshjen e zhvilluar në Orlando me rezultatin 3-0, një sfidë kjo që u shty me 1 orë për shkak të stuhisë me rrufe.

Moti ishte në fakt i vetmi faktor që shqetësoi anglezët që regjistruar fitoren e dytë pas asaj me Zelandën e Re të shtunën e kaluar të luajtur në Tampa, po në Florida.

Në ndeshjen me neozelandezët, kapiteni Harry Kane shënoi golin e tij të 73 me kombëtaren angleze, ndërsa ndaj Kosta Rikës ishte zv/kapiteni Declan Rice ai që iu dha avantazhin Tre Luanëve në minutën e 9. 

Dyfishimi i rezultatit kishte firmën e Gordon që shënoi në minutën e 23 me penallti, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë, në minutën e 42, Anglia shënoi edhe golin e tretë me Ollie ëatkins. Pas kësaj ndeshjeje Anglia spostohet në Kansas City në bazën e saj dhe do të nisë debutimin në Botëror në 17 qershor me sfidën me Kroacinë. Në 23 qershor do të luajë me Ganën dhe në 27 qershor me Panamanë.



Po ndodh...