Qindra mijëra qytetarë zbarkojnë në shesh/ “E akuzojnë se nuk lufton korrupsionin”, Reuters: Protestat, sfidë për kryeministrin!

Mediat ndërkombëtare vijojnë të raportojnë dhe transmetojnë drejtpërdrejt protestën që prej ditësh po zhvillohet në Tiranë, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Agjencia e njohur e lajmeve Reuters shkruan se mijëra qytetarë dolën në rrugët e kryeqytetit në atë që konsiderohet si protesta më e madhe e deritanishme, e nisur fillimisht kundër një projekti specifik, por që tashmë është shndërruar në një protestë më të gjerë kundër qeverisë.
Sipas Reuters, protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin “Shqipëria nuk është në shitje” dhe brohorisnin “Shqipëria e Re” përpara Kryeministrisë, ndërsa turma u shtri përgjatë një prej bulevardeve kryesore të Tiranës.
Në analizën e saj, agjencia thekson se kjo situatë përbën një tjetër sfidë politike për kryeministrin Rama, i cili drejton vendin që prej vitit 2013. Sipas raportimit, një pjesë e qytetarëve e akuzojnë qeverinë për mungesë progresi në luftën kundër korrupsionit dhe për përmirësimin e shërbimeve publike, përfshirë shëndetësinë.
Reuters citon gjithashtu deklaratat e Ramës, i cili është shprehur se projekti në fjalë do të vijojë dhe do të realizohet në mënyrë të përgjegjshme, duke theksuar edhe masat e ndërmarra kundër korrupsionit, përfshirë veprimtarinë e SPAK.
Megjithatë, sipas agjencisë, pakënaqësitë ndaj qeverisë mbeten të larta. Reuters kujton gjithashtu përplasjet e mëhershme gjatë protestave të këtij viti, që lidhen me akuza për korrupsion dhe tensione politike, ndërsa thekson se mosbesimi ndaj institucioneve mbetet ende i thellë në vend.
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
