Vendim i rëndësishëm për të ardhmen e futbollistit të Kombëtares, vjen zyrtarizimi nga klubi italian

Ylber Ramadani është kthyer në këtë sezon në një nga lojtarët më të spikatur në futbollin italian, duke kryesuar renditjet për kilometrat në fushën e lojës apo për rikuperimin e topave në Serinë A.
Një paraqitje që ka ndihmuar Leçen të sigurojë përsëri mbijetesën në elitë dhe ka hequr çdo lloj dyshimi për të ardhmen e futbollistit kuqezi. Klubi i Leçes kishte një klauzolë në kontratën e tij që mund të zgjaste bashkëpunimin deri në verën e vitit të ardhshme dhe e ka aktivizuar atë.
“U.S. Leçe komunikon se ka aktivizuar opsionin për zgjatjen edhe një vit të kotnratës me lojtarët Lamek Banda, Antonino Galo dhe Ylber Ramadani. Skandenca e re e kontratës së tre lojtarëve është shtyrë kësisoj më 30 qershor 2027”, saktësoi sot klubi i Leçes
Për futbollistin e kombëtares shqiptare ka shfaqur interes së fundmi Torino në Itali, por edhe një klub në Bundesligën gjermane.
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128