Shpërthimi me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë, arrestohet një nga autorët e dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

11 Qershor 2026, 13:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthimi me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë,

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar për shpërthimin me tritol pranë familjes Nikulaj një ditë më parë.

Sipas uniformave blu, është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij.

Top Channel mëson u arrestua shtetasi Astrit Avdiaj, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Ermal Zalla.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së datës 10.06.2026, në fshatin Balldren i Vjetër, ku në një sipërfaqe toke shpërtheu një sasi e lëndës plasëse (pa shkaktuar dëme), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Po në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit E. Z., 35 vjeç, banues në Krujë dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, vijon hetimi për të sqaruar dhe dokumentuar motivin e kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme“, shprehet Policia e Lezhës në njoftimin zyrtar.

 

Po ndodh...