“Dje ishin më shumë se 2000 vetë”/ Taulant Balla vazhdon të bëj "budallain" e dobishëm për Ramën: Ishte e gjithë PD me në krye Sali Lushën!

11 Qershor 2026, 14:58 / POLITIKË ALFA PRESS
“Dje ishin më shumë se 2000 vetë”/ Taulant Balla

Që nga nisja e protestës madhështore të popullit shqiptar kundër kastës politike të korruptuar, Taulant Balla ka marë nga Edi Rama detyrën për të bërë pis këtë tubim gjigant qytetarë. Sot kreu i grupit parlamentar të PS-së në një deklaratë për mediat ka vazhduar të bëj "budallain", duke e trajtuar protestën e madhe anti-estabilishment, si të papërfillshme, të organizuar nga armiqtë e Shqipërisë dhe së fundmi duke nxjerë teorinë, se atë po e kintrollon Berisha me PD.

I pyetur nga gazetarët se: “Dje a patë më shumë se 2000 protestues?”, Balla u përgjigj duke vazhduar të bëj "idiotin" e dobishëm të Ramës, duke pranuar se dje ishin më shumë se aq, por nuk i ka numëruar. Duket se paniku po i detyron të dyja palët që në mēnyrë alogjike të mos shikojnëqë populli me dhjetëra mijë vetë ka shpërthyer në rrugë e sheshe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe "Rama në burg, Berisha në burg".

Po ishin më shumë se 2000 dje. Nuk i kam numëruar. Dje ishte protestë kombëtare, s’ishte protestë lokale. Padyshim që dje ishte edhe gjithë PD-ja në protestë, nga kampioni i protestave të PD-së Sali Lusha tek gjysma e grupit parlamentar të PD-së, të gjithë kryetarët e grup seksioneve të PD-së, kështu që s’më bën përshtypje që protesta nisi si një protestë lokale për flamengot, dhe ndërkohë që bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Po ndodh...