“SHBA ka plane të tjera për Partinë Demokratike”, ish-deputeti socialist: Sa para pagoi? Ky është një lajm i keq dhe i zi

11 Qershor 2026, 13:35 / POLITIKË ALFA PRESS

“SHBA ka plane të tjera për Partinë Demokratike”,

Pas zhvillimeve të orëve të fundit lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e sanksioneve ndaj ish-kryeministri dhe kreut të së djathtës shqiptare, Sali Berisha, ka ardhur dhe një reagim nga deputeti socialit Petro Koçi, duke ngritur një sërë dyshimesh të cilat qëndrojnë pas këtij vendimi.

Në nisje të këtij reagimi Koçi ngre pyetjet se “Me sa para u krye lobimi i Saliut për t’ia hequr njollën në USA?”, duke ngritur dyshime mbi mënyrën dhe motivet e këtij vendimi dhe lidhur atë me lobime të mundshme dhe interesa të fshehta, ndërsa thekson se një zhvillim i tillë nuk ndryshon realitin politik të brendshëm në Shqipëri.

Përmes kësaj analize të gjerë politike ish-deputeti socialist e përshkruan këtë zhvillim të fundit si një sinjal që sipas tij nuk ndihmon transformimin e Partisë Demokratike.

“Ky akt eshte nje lajm i zi per PD sepse te pakten ne nje shans afatshkurter eleminohet mundesia shpetimtare per ta rinovuar lidershipin e kesaj partie germadhe”, shkruan Koçi.

Socialisti thekson gjithashtu se shpresa për një “shpëtim nga jashtë” për opozitën është zbehur dhe se zhvillimet e fundit nuk ndryshojnë dinamikën e protestave dhe pakënaqësitë qytetarë. Në përmbyllje të këtij reagimi ish-deputeti i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të vazhdojë punën pa  u ndikuar nga zhvillimet politike apo ndërkombëtare, duke kërkuar zbatimin e ligjit ndaj Sali Berishës i cili është duke u gjykuar lidhur me dosjen “Partizani”.

“Uroj qe SPAK te mos zbythet nga kurajua per te vazhduar zbatimin e ligjit dhe vendosjen e drejtesise mbi cdo individ si Sali Berisha”, shkruan Koçi në përmbyllje të këtij reagimi të tij.

Me sa para u kry lobimi i Saliut per tja hequr njollen ne USA?

A ja heq dot njollat qe jane damkosur ne fytyren politike te Sali Berishes ky akt i paguar me para?

Aq me pak tani qe protesta rinore dhe qytetare e çfronezoi PD ne si perfqesuese dhe dominuese te energjise dhe vendosmerise opozitare.

Ky akt eshte nje lajm i zi per PD sepse te pakten ne nje shans afatshkurter eleminohet mundesia shpetimtare per ta rinovuar lidershipin e kesaj partie germadhe.

Duket se ne SHBA nuk paskan pike interesi per te ardhmen e PD se. Mesa duket mund te kene  plane te tjera.

Pa dashje akti i heqjes se statusit non grata perben nje investim per te ruajtur statusin e germadhes morale ne perceptimin publik per PD.

Padyshim qe nga ana tjeter gjesti tingellon ironik ne raport me protesten qytetare te cdo mbremjeje ne Bulevardin  "Deshmoret e Kombit".

A jane lumturuar ne te vertete demokratet nga ky lajm? Vetem nje pjese. Ata qe i kane detyrime personale Sali Berishes. Te tjeret jo. Ata qe shohin nga e ardhmja besoj jane deshperuar.

Edhe sepse atyre iu rrezua shpresa se nga SHBA mund tu vinte shpetimi.

Berisha e mundi shpresen per shpetim ne PD.

Nderkaq Berisha mbetet fatkeqesisht referenca politike me regresiste ne gjithe historine e tranzicionit gjysmedemokratik te vendit.

Ky eshte nje lajm i keq per moralin politik dhe per integritetin e politikanit.

Uroj qe SPAK te mos zbythet nga kurajua per te vazhduar zbatimin e ligjit dhe vendosjen e drejtesise mbi cdo individ si Sali Berisha.

Po ndodh...