Emrat/ Atentati në Shkodër me 2 të vrarë e 2 të plagosur, identifikohet çifti i bashkëshortëve

30 Tetor 2024, 17:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emrat/ Atentati në Shkodër me 2 të vrarë e 2 të
Identifikohet çifti I bashkëshortëve që mbetën viktimë e atentatit të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Dobraç.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt makinës me targa kroate ku udhëtonin Arlind Bushati dhe Hamza Lici.

Pas të shtënave automjeti ku lëvizinin Lici e Bushati kanë humbur kontrollin duke përplasur çiftin e bashkëshortëve të cilët udhëtonin me motor dhe me një mur rrethues të një banese.

Gruaja, Flutura Basha ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa është në gjëndje të rëndë për jetën në spitalin e Shkodrës bashkëshorti i saj Bashkim Basha.

 

Po ndodh...

ide