Kush është djali i ish-kandidatit për kryetar bashkie që u plagos rëndë në Shkodër

30 Tetor 2024, 17:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kush është djali i ish-kandidatit për kryetar bashkie që u
Një masakër me 4 viktima ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e njohur si “5 Heronjtë e Vigut”, në qytetin e Shkodrës.

Dy nga viktimat janë shtetasit Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici, si dhe Arlind Bushati, djali i kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati.

Ky i fundit vetëm pak javë më parë denoncoi në policinë e Shkodrës një kërcënim që i kishte ndodhur në pedonalen e qytetit. 32-vjeçari denoncoi në polici se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal.

Automjeti me të cilin lëvizin të rinjtë, u qëllua me breshëri plumbash në lagjen e Dobraçit, një lagje që njihet si terriror i fisit Bajri, kundërshtar të familjes Lici.

Si pasojë e të shtënave mbetën të vdekur 3 persona që lëvizin në automjet, 1 kalimtare e rastit dhe u plagos një çift që po lëvizte me motor./ Euronews Albania

 

Po ndodh...