Emrat/ Kush janë të arrestuarit në Shqipëri për operacionin EuroJust në lidhje me Call Centerat

Iris Puca dhe Adrian Korriku, janë dy personat e arrestuar në Shqipëri për operacionin EuroJust në lidhje me Call Centerat.
Berlando Saraçaj nga Vlora dhe një tjetër person nga Elbasani janë ndaluar gjithashtu, me qëllim ekstradimin nga Shqipëra në drejtim të Spanjës dhe jo për arsyen se ishin nën hetim nga SPAK.
SPAK në bashkëpunim me policinë e shtetit kanë bërë vetëm ekzekutimin e vendimit penal të gjykatës Sue De Urgell në Spanjë.
Eurojust, SPAK dhe policia shqiptare pas hetimit të përbashkët mes 10 vendeve, dolën në të njëjtin përfundim, duke konkluduar se puna e Call Centerave ka marrë përmasat e krimit të organizuar tashme
Rezulton se nga 15 call center-a të kontrolluara befasisht, 6 gjendeshin në Shqipëri, 5 në Gjerogji, 3 në Ukrainë dhe 1 në Maqedoninë e Veriut.
Prej këtyre pikave që zhvendoseshin vazhdimisht janë mashtruar qindra qytetarë europianë dhe nga përllogaritja dëmi i shkaktuar nga mashtrimi kompjuterik është gati 50 milionë euro në çdo tre muaj.
-
-
“Benzi” përplas këmbësoren në Fier, 50 vjeçarja dërgohet në spital
11 Nëntor, 14:05 -
“Mbreti shqiptar i kokainës” del nga burgu, kush e liroi dhe pse?
11 Nëntor, 13:57
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



