Emrat/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja lëvizjet e reja

17 Tetor 2022, 10:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emrat/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja lëvizjet e reja

Policia e Shtetit ka njoftuar lëvizjet e reja në strukturën e saj.

Bëhet me dije se Petrit Halo që drejtonte Komisariatin nr.4 në Tiranë, ka kaluar në krye të detyrës në Komisariatin nr.1.

Në këtë post Halo zëvendëson Bujar Mehmetin, i cili u pezullua nga detyra pak javë më parë në sajë të hetimeve për ndërtimet pa leje që u zbuluan në zonën e Liqenit.

E teksa Halo shkon në Komisariatin nr.1 në Komisaritin nr.4 është vendosur Luan Hysaj. Raportohet se ka edhe ndyshime të tjera në strukturën e policië, por që vetëm lëvizjet e mësipërme dihen paraprakisht.

 

Po ndodh...

ide