EMRAT/ Organizara e "Çopjave", SPAK i komunikon akuzat e rënda 34 të pandehurve
Pas 15 muaj hetime, Prokuroria e Posaçme SPAK i ka dhënë fund çështjes penale me Nr.75/3 që bën fjalë për aktivitetin kriminal të të grupit që drejtohej nga dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.
Mbyllja e kësaj dosje penale dhe dërgimi i 34 të pandehurve në gjyq për një seri akuzash të rënda, u diskutua dy ditë më parë dhe në procesin gjyqësor “Plumbi i artë”, ku njëra nga avokatet kërkoi largimin nga seanca gjyqësore pasi duhet të ishte e pranishme në komunikimin e akuzës për Altin Ndocin.
Kjo është organizata e parë kriminale që SPAK çon për gjykim. Janë plot 34 të pandehur, mes të cilëve dy vëllezërit “Çopja”, ku njëri ndodhet në kërkim dhe tjetri i arrestuar në Belgjikë.
Kurse personat e tjerë janë anëtarët të grupit të drejtuar nga dy vëllezërit, ku mes të pandehurve është dhe Pajtime Fetah, ish-gjyqtarja e gjykatës së Elbasanit.
Pak ditë më parë Pajtime Fetah, u paraqit në SPAK, duke u akuzuar për veprën penale të korrupsionit. Ndërsa të pandehurve të tjerë u është komunikuar akuza në ditë të ndryshme.
Kjo dosje është një ndër më voluminozet që SPAK ka dorëzuar në gjykatë, duke çuar të pandehurit për disa krime të rënda, si vrasje të ndodhura në segmentin rrugor Elbasan-Peqin, sigurim I kushteve për të vrarë, Erion Alibej, Nuredin Dumanin.
Vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit e deri tek vrasja e Klevis Kapllanit në Sinaballaj të Rrogozhinës. Mes akuzave që ka ngritur prokuroria është dhe ajo e Pastrimit të produkteve të veprave penale e deri tek, korrupsioni e të tjera.
Pritet që tashmë çështja të çohet në gjykatë, ku do i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor.
Kjo dosje zbardhi katër atentate që lanë pas 6 të vdekur. Bëhet fjalë për masakrën e Bradasheshit, ku u vranë Endrit Alibej, Albert Dylgjeri dhe Erdal Duranay, vrasjen e Klevis Kapllanit, atentatin ku mbeti i vrarë Klevin Baho dhe vrasja e Andi Zylyfit, ngjarje të cilat rezulton se janë urdhëruar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.
Gjithashtu me urdhër të dyshes numërohen dhe 16 tentativa të dështuara, 4 për të vrarë Erion Alibej, dy për Nuredin Dumanin, atentati i dështuar kundrejt Kei Pikut e Irfan Azizi dhe tentativat e tjera për të tjerë personazhë, rivalë të tyre që ende nuk u janë zbardhur emrat.
Vëllezërit Çopja sipas SPAK kanë qenë dhe truri i grabitjes së Rinasit. Dyshja ndihmoheshin dhe nga punonjës në institucione të drejtësisë, përmendim këtu gjyqtaren Pajtime Fetah që është lënë në masën “arrest shtëpie” dhe një punonjëse të administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë që u kalonte të dhëna sekrete, e cila është motra e Regis Runajt.
Sipas SPAK, vëllezërit Çopja kishin rekrutuar dhe dy punonjës policie në grupin e tyre. Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 mln euro kesh dhe 42 pasuri, mes tyre prona e llogari bankare.
Vetë Franc Çopja ndodhet ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja ndodhet në Dubai.
Lista e personave të pandehur:
1. Franc Çopja alias Bako
2. Hajdar Çopja alias Bako
5. Ardjan Çollaku alias Subashi
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
