EMRAT/ Prezantohen 12 drejtorët e rinj të Policisë së Shtetit

14 Nëntor 2024, 13:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Prezantohen 12 drejtorët e rinj të Policisë së

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi sot 12 drejtorët e Drejtorive Vendore të Policisë. Hoxha tha se drejtues në qarkun e Tiranës do te jetë Elton Alushi, i cili aktualisht mban postin e zv.drejtorit të policisë në Vlorë. 

Qarku i Elbasanit do te jetë nën drejtimin e Fatmir Hoxhës, Shkodra do të jetë në drejtimin e Fatmir Lleshajt, ndërsa Vlora nën drejtimin e Elidon Çelës.

Teksa prezantoi emrat e 12 drejtuesve të rinj të policisë së shtetit, ministri i brendshëm Ervion Hoxha i udhëzoi që të kryejnë këtë detyrë të re me përgjegjësi dhe transparencë.

Ministri Hoxha i uroi suksese drejtorëve. Ai teksa u kërkoi që të kenë një qasje më proaktive ndaj ankesave të qytetarëve, por edhe shqetësimeve dhe problematikave që media ngrenë.

“Ju kërkoj drejtuesve të rinj të policisë të kenë një qasje më proaktive ndaj ankesave të qytetarëve, por edhe shqetësimeve dhe problematikave që media ngre duke i trajtuar me seriozisht dhe paanshmëri”, u shpreh Hoxha.

EMRAT E DREJTORËVE TË RINJ TË POLICISË SË SHTETIT

EMRAT E DREJTORËVE TË RINJ TË POLICISË SË SHTETIT

Drejtori i Policisë së Tiranas, Elton Alushi

Drejtor i Policisë së Fierit, Skënder Hitaj

Drejtor i Policisë së Durrës, Vilson Bala

Drejtor i Policisë se Kukësit, Gentian Berberi

Drejtor i Policisë së Lezhës, Altin Mena

Drejtor i Policisë së Vlorës, Elidon Çela

Drejtor i Policisë së Gjirokastrës, Altin Merizaj

Drejtor i Policisë së Elbasanit, Fatmir Hoxha

Drejtor i Policisë së Berat, Luigj Vathi

Drejtor i Policisë së Diber, Artion Duka

Drejtor i Policisë së Shkodrës,Fatmir Lleshaj

Drejtor i Policisë së Korcës, Erion Ahmeti

Hoxha kujtoi ndër të tjera masakrën me katër viktima në Dobraç të Shkodrës. Ai tha se autorët duhet të shkojnë sa më shpejt para drejtësisë.

 “Shkodra duhet të zbardhet plotësisht dhe para drejtësisë duhet të dërgohen autorët. Edhe çdo ngjarje e vogël që nuk bën lajm e bujë duhet të marrë vëmendjen e duhur nga policia.

 Duhet të marrin fund praktikat e ndodhura në fshat që qytetarët ngacmohen nga punonjës të papërgjegjshëm për riparimin e një palë shkallësh apo një avllie, policia ka mision tjetër”, tha Hoxha.

 

Po ndodh...