Safet Gjici kërkon të kthehet në shtëpi për shkak të problemeve me zemrën dhe diabetin, betohen tre ekspertët, ja seanca e radhës!

Gjatë seancës për çështjen “Gjici” tre ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë bërë betimin para Gjykatëses së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Atyre ju është caktuar detyrë:
– të përcaktohet gjendja shëndetësore e të dënuarit Safet Gjici,
– a mund ta marri trajtimin e nevojshëm mjekësor në kushtet e burgut,
– a i rrezikohet jeta nga qëndrimi në izolim?
Ndërkohë ekspertët e IML Tiranë i kanë kërkuar kohë Gjykatës për të përhatitur aktet dhe detyrat e përcatuara nga Gjykata, për këtë arsye seanca e radhës do mbahet në 23 Dhjetor 2024
Ish-kryebashkiaku i dënuar me 3 vite burgim ka ende për të shlyer 1 vit e 2 muaj dënim të mbetur, ndërkohë aktualisht ai gjendet i hospitalizuar në një spital privat.
Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Avokati shprehet se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësor.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

