EMRAT/ Vrau me thikë nënën e tij në mes të bulevardit, identifikohet e moshuara dhe djali i saj

13 Maj 2024, 15:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Vrau me thikë nënën e tij në mes të bulevardit,

Një ngjarje e rëndë u regjistruan ditën e sotme (13 prill) në qytetin e Lezhës, ku 62-vjeçari Arsen Ferit Dani goditi për vdekje me thikë nënë e tij 88-vjeçare, Gjylije Dani.

Pas ngjarjes 62-vjeçari, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është arrestuar nga policia.

Po ashtu autoritetet kanë sekuestruar mjetin prerës, thikë, me të cilin është kryer vrasja.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

 

Po ndodh...