Emri/ Arrestohet 67 vjeçari Fierak, pjesë e grupit kriminal që merrej me kultivim kanabisi në Spanjë

Arrestohet 67-vjeçari nga Fieri, pjesë e grupit kriminal që merrej me kultivim kanabisi në Spanjë. Ai është identifikuar si Gjolekë Pazaj.
67-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, "Kultivimi i bimëve narkotike", “Organizata kriminale", “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës.
Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 67-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Më 18 shkurt, Policia e Fierit, në kuadër të operacionit “Member”, vuri në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasin Xh. A., pjesëtar i të njëjtin grup kriminal.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


