EMRI/ Arrestohet hacker-i turk në Tiranë, 41-vjeçari mashtrime online deri në 1 milion euro

14 Janar 2025, 11:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Arrestohet hacker-i turk në Tiranë, 41-vjeçari mashtrime

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e krimeve kibernetike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Transaksioni”. Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernerike e DPPSh-së, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Arrestohet shtetasi turk Ferhat Karakus, 41 vjeç, i cili në bashkëpunim me shtetas të tjerë, me anë të mashtrimit kompjuterik, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro.

Ky shtetas, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.

Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”.

Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar”, njofton policia e Shtetit.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128