Emri/ Arrestohet hajduti ‘serial’ në Durrës

8 Dhjetor 2023, 11:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Arrestohet hajduti ‘serial’ në Durrës

Një 31-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet për grabitje. Në pranga ka rënë shtetasi Saleo Kiptiu.

Ai është zbuluar nga kamerat e sigurisë duke grabitur një lokal, ndërsa nga hetimet nga rezultuar se 31-vjeçari është dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të operacionit policor kombëtar “Sundimi i ligjit”, kapet një 31-vjeçar i shpallur në kërkim. 31-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje të tjera, dyshohet se ka vjedhur në 3 biznese, në Durrës, gjatë ditëve të fundit. Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë kapur dhe ndalur shtetasin e shpallur në kërkim:

S.K., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Nga veprimet hetimore dyshohet 31-vjeçari:

-më datë 02.12.2023, ka tentuar të vjedhë në një dyqan, në lagjen nr. 11;

-po më datë 02.12.2023, ka vjedhur xhiron ditore të një dyqani, në lagjen nr. 12;

-më datë 06.12.2023, ka vjedhur xhiron ditore dhe disa pije, në një lokal, në lagjen nr. 3. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi S. K”, njofton policia.

 

Po ndodh...