EMRI/ Detaje nga plagosja e policit gjatë natës në Tiranë! Kush ishte shënjestër e atentatit

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja policit gjatë natës në Tiranë. News24, mëson se i plagosur ka mbetur efektivi Anxhelo Kumaraku.
Efektivi i policisë mësohet se është agjent pranë komisariatit nr.4. Ndërsa raportohet se është qëlluar me armë në këmbë.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë afër banesës së tij i shoqëruar nga komshiu, një person me masë sigurie “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.
Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pikërisht komshiu i efektivit. Atentat që dyshohet të jetë kryer për prishje të pazareve të drogës me persona të tjerë.
Nuk dihet fakti pse efektivi ishte shoqëruar me objektivin i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe në momentin e ngjarjes kishte thyer vendimin e gjykatës.
Ndërkohë efektivi i plagosur Anxhelo Kumaraku nuk ka njoftuar policinë për thyerjen e masës së sigurisë që kryente komshiu i tij.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
