Emri/ Do të organizonin atentat në Berat por iu del situata jashtë kontrollit, arrestohet një nga autorët

1 Qershor 2023, 21:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Do të organizonin atentat në Berat por iu del situata

Arrestohet njëri nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që do të organizonin atentat në Berat.

Në prangat e policisë ka rënë 30-vjeçari nga Korça Arli Shehu.

Ai së bashku me dy shtetasit e tjerë Hamit Berisha, 55-vjeç nga Kosova dhe Ermal Gora, 43-vjeç nga Tirana, kishin planifikuar kryerjen e një atentati në qytetin e Beratit, por të gjendur nën presionin e policisë kanë fshehur automjetin në fshatin Moravë.

Brenda në automjet policia gjeti edhe të gjitha mjetet që do përdoreshin për kryerjen e krimit, ndërkohë që tre autorët e shpallur në kërkim, duke përfituar nga errësira u larguan drejt zonave të pyllëzuara./BW

 

Po ndodh...