EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 38-vjeçari nga Kosova

20 Mars 2024, 13:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet

Morinë/Në hyrje u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Jeton Dervishaj, 38 vjeç.

Gjykata në Hungari e ka dënuar atë, me 2 vjet burgim, për kalim të kundërligjshëm emigrantësh, ndërsa Gjykata e Lartë në Serbi ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti, për të njëjtën veprimtari kriminale. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.

 

Po ndodh...

ide