Emri/ Ky është personazhi i Tik Tok që u shpall në kërkim pas plagosjes së dy personave në Durrës

Klajdi Mancaku, 25-vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Mario Vrionit me të cilin kishte debatuar online dhe në telefon e më pas kishin lënë takim që “të sqaroheshin”.
Policia ka ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund të fshihet 25-vjeçari.
Gjithashtu janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, për të mos lejuar largimin e tij jashtë vendit.
Burime policore bëjnë të ditur se dy të rinjtë e përfshirë në konflikt njihen si problematikë.
Nga të shtënat mbeti i plagosur kushëriri i Marios i identifikuar nga policia si Jurgen Vrioni dhe shoku i tyre Arben Haxhiu.
Pas ndihmës mjekësore Jurgen Vrioni ka dalë nga spitali, ndërsa Arben Haxhiu vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja u regjistrua në lagjen 10 të Durrësit, pas mesnate.
Nga hetimet e para rezulton se autori i dyshuar, rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me Mario Vrionin dhe i ka lënë takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së Vrionit.
Duke ndjerë rrezikun, Mario ka marrë kushëririn e tij, Jurgenin dhe shokun e tyre të përbashkët Arben Haxhiun për t’u ballafaqur me Mansakun.
Kur ka shkuar në vendin ku e kishin lënë takimin, sipas deklaratës së tyre, Mansaku, që njihet dhe si shok i reperit Klevio, sapo i ka parë që janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Mario Vrionit, dhe është larguar menjëherë.
Dyshohet se dy të rinjtë u plagosën lehtë nga një plumb rikoshet.
-
-
Durrës/ Vodhi para në shtëpinë e shoqes, arrestohet 31-vjeçarja
15 Prill, 11:05 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



