Miratohen rregullat e etiketimit të produkteve me ndikim në energji

Këshilli i Ministrave miratoi sot rregullat e etiketimit të produkteve me ndikim në energji, një akt i rëndësishëm ky për eficiencën energjetike.
Në një prononcim për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi u shpreh se deri tani kemi pasur rregulla të fragmentuar për sa i përket etiketimeve të produkteve me ndikim me energji.
“Rregullat vlejnë për të gjitha pajisjet elektrike të cilat kanë etiketimin sipas normave të BE-së, ku kategoria A është me ndikimin më të ulët energjetik. Kemi miratuar rreth 17 rregulla për sa i përket këtyre elementeve të etiketimit”, shtoi ministri.
Sipas tij, “akti është i rëndësishëm, sepse i ofrohet për herë të parë konsumatorit një qasje e integruar e gjithë ndikimeve të produkteve në energji”.
“Konsumatori është i lirë të bëjë transaksionet përkatëse me informacionin e plotë të çdo produkti me energji. Kjo synon të ulë konsumin e energjisë elektrike sepse incentivohen produktet që kanë ndikim më të ulët energjetik”, shtoi Karakaçi.
Po ashtu, ministri theksoi se ky vendim vjen në kuadër të integrimit në BE, pasi është një nga masat që MIE i ka të parashikuara te Plani i Rritjes së BE-së.
“Për çdo akt të realizuar BE ka edhe mbështetjen përkatëse buxhetore. Ky hyn si akt në këtë plan masash të BE-së. Akti është shumë i detajuar. Ka 17 rregulla dhe gjithë listën e produkteve që përfshihen në detyrimin e etiketimit sipas standardeve të BE-së”, tha Karakaçi.
Ministri informoi po ashtu se në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratuan disa shpronësime që i japin lirshmëri investimeve.
“U krijua mundësia për një nënstacion 400 kilovolt në Fier, si dhe për zgjerimin e Korridorit VIII, ku po ecim me ritme të kënaqshme. Po ashtu edhe për portin e ri të Porto Romanos”, shtoi Karakaçi.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128