EMRI/ Makina përplas motorin në Lushnjë, plagoset drejtuesi
19 Dhjetor 2024, 18:47 / AKTUALITET

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Lushnjë, në rrugën nacionale Fier Shegan-Krutje në afërsi të fshatit Allkaj.
Mësohet se një automjet ka përplasur një motor, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
I plagosur është shtetasi Fatos Shabani, 66 vjeç nga Fier-Shegani, i cili udhëtonte me motor drejt Allkajt. Ai është dërguar me urgjencë në spital, teksa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
Nga Poli Hoxha
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

