EMRI/ Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 39 -vjeçari në Lezhë
Një 39 -vjeçar i identifikuar si Valentin Ndoci është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit.
Blutë kanë sekuestruar celularin në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V. N., 39 vjeç, banues në fshatin Balldre.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në lokalin e marrë me qira nga shtetasi V. N., i cili u kap në flagrancë duke organizuar lojëra fati (baste sportive), me celular. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
