EMRI/ Po punonte në skenën ku do të mbahej koncerti, dalin pamjet nga vendi ku humbi jetën 32-vjeçari në Shëngjin
19 Korrik 2025, 18:50 / AKTUALITET

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ndarjen nga jeta të punëtorit 32-vjeçar në Shëngjin.
Mësohet se i riu po punonte me skenën ku do të mbahet një koncert në shëtitoren e Shëngjinit pranë bustit “Willson”. Viktima është identifikuar si Zef Lorenci.
32-vjeçari ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Pas kësaj i riu ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skela.
Rënia nga skela ka qenë fatale për 32-vjeçarin i cili ka humbur jetën në vend. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket skena e rrethuar me shirit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
